I akuzuar për vrasjen e Jan Prengës/ Burgim të përjetshëm për Festim Bexhdilin

I akuzuar për vrasjen e Jan Prengës/…

Festim Bexhdili, ish kopshtar i Kompleksit ‘Golden’ do të mbetet në burg përjetë.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e  Organizuar ka lënë në fuqi vendimin për Festim Bexhdilin, si i përfshirë në pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Festim Bexhdili për kryerjen e veprës penale “Rrëmbimi apo mbajtja peng e personit” kur është shkaktuar vdekja, e kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga neni 109/3 – 28/4 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm”, thuhet në njoftim.

Bexhdili, ishte kopshtar i resortit Golden në Pjezës Shijak, nga garazhi i të cilit u transportua trupi i torturuar i Jan Prengës.

Jan Prenga u rrëmbye janarin e 2020. Urdhrin për rrëmbimin sipas SPAK e dha Dritan Rexhepi dhe Gentian Doci Funiqi.

Rrëmbimi erdhi pasi vëllai i Jan Prengës vodhi një kontejner me drogë në Britaninë e Madhe.

Sipas SPAK, Festim Bexhdili e dinte vendin ku kanë groposur trupin e Jan Prengës, por nuk e tregon atë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit