I armatosur me municione ushtarake, arrestohet 17-vjeçari në Mallakastër

I armatosur me municione ushtarake, arrestohet 17-vjeçari…

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Ninësh, në tokën e shtetasi M. J., gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri karabinë dhe disa fishekë të cilat i posedonte shtetasi N. S., 17 vjeç, banues në Ninësh, Mallakastër.

Në përfundim të veprimeve hetimore procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. S., për veprën penale “Mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit