
Prej vitesh në vendin tonë kanë lulëzuar shumë kompani punësimi që premtojnë punë jashtë vendit. Oferta tejet tunduese për të punuar jashtë vendit dhe e gjitha kjo në këmbim të një shumave të majme. Në disa raste këto kompani dhe janë zhgënjyese. I tillë është rasti i një qytetari i cili ka dërguar një denoncim në redaksinë tonë për kompaninë e punësimit Punesohu.eu me administrator Hamz Bytyçi.
Qytetari shkruan se para 1 viti ka aplikuar në këtë agjenci punësimesh për të punuar në Kanada. Nga ana e kompanisë Punesohu.eu i është premtuar se procesi zgjat 1 vit dhe më pas iu është premtuar viza e punës për në Kanada. Qytetari thotë se i ka paguar kompanisë 4000 euro dhe se administratori Bytyçi i ka dalë garant për miratimin e aplikimit për vizën e punës, teksa gjithashtu i ka premtuar qytetarit kthim në masën 40% të pagesës së dhënë në fillim nëse aplikimi do të refuzohej.
“Pershendetje, desha te bej nje denoncim rreth kompanise Puneso Eu e drejtuar nga Hamz Bytyci. Kam shkuar te aplikoj atje me familjen time per vize pune ne Kanada. Na tha qe zgjat si proces rreth nje vit. Gjate kesaj kohe kam paguar 4000€ me premtimin qe vizat do na dilnin dhe qe vete Hamz Bytyci dilte garant qe cdo qe po ndiqej nga ai po shkonte sic duhej. Gjithashtu tha se nqs nuk del viza kanadeze une do ju jap 40% te shumes qe me keni dhene. Ka kaluar nje vit tani ai nuk pergjigjet me ka nderruar dhe emrin e kompanise, bashke me to ka mbajtur edhe parate e mia. A ka ndonjeri nga ju nje eksperience te tille me “Puneso Eu” qe ju kane mashtruar?”, shkruan qytetari.
Në datë 16 prill, 41-vjeçari Hamz Bytyçi është arrestuar nga policia e Tiranës, i akuzuar për mashtrim. Nga hetimet ka rezultuar se shqiptari me origjinë nga Kosova premtonte kontrata pune në shtete të ndryshme, kundrejt pagesës që varionte nga 1000 deri në 1500 euro, nëpërmjet mashtrimit. Gjatë muajit prill 2025, ky shtetas, nëpërmjet kësaj mënyre mashtrimi, iu ka marrë para, 3 shtetasve. E teksa vijojn% hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit nga ky shtetas dhe për identifikimin e shtetasve me të cilët ai mund të ketë bashkëpunuar, rasti i qytetarit në fjalë është një tjetër i mashtruar nga Bytyçi.