Ditën e sotme në qytetin e Vlorës u mbajt seanca e rivlerësimit të masës për 41 të ndaluarit në lidhje me aksionin anti-kanabis të ndërmarrë nga prokuroria dhe policia në qytetin bregdetar.
Një prej të arrestuarve që është në sallë ka shfaqur simptomat e Covid-19. Nga pala mbrojtëse është kërkuar që personi në fjalë të mos jetë prezent. Ndërkohë gjyqtarja nuk e ka marr parasysh kërkesën, ka vijuar seancën edhe pse në sallë janë mbi 40 persona të pandehur dhe policë./Fax News