I ati i rrëmbyer prej dy javësh, mesazhi i Luiz Diaz pas golit: Lironi babin tim

I ati i rrëmbyer prej dy javësh,…

Sulmuesi I Liverpool-it Luiz Diaz ka kaluar ditë të vështira kohët e fundit, pasi prindërit e tij u rrëmbyen të shtunën e 22 tetorit nga grupet mafioze të vendit.

Edhe pse policia fillimisht liroi mamanë e tij, i ati i futbollistit Luiz Manuel Diaz mbahet ende peng nga grupet guerrilse.

Kjo padyshim ka ndikuar edhe tek futbollisti kolumbian, i cili ka shënuar golin e barazimit të Livepool përballë Lutonit në Premier League.

Në festën e golit, nuk mungonte shkrimi në poshtë fanelës: Lironi babain tim. Një mesazh për grupet që të lirojnë babain e tij.

Sa i përket ndeshjes, goli i parë i sfidës erdhi nga vendasit pas një kundërsulmi vrastar ku sulmuesit holandez, Tahitch Chong dërgoi topin në rrjetë në minutën e 80’ të sfidës. Mirëpo teksa gjithçka po shkonte drejt një fitoreje të madhe të vendasve, Diaz vendosi barapeshën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit