I ati në gjendje të rëndë shëndetësore, këngëtarja ndan videon prekëse duke e ushqyer si fëmijë

I ati në gjendje të rëndë shëndetësore,…

Morena Taraku ka treguar se ka një lidhje speciale me babain e saj, e cila është forcuar akoma më shumë pas vdekjes së të ëmës. Së fundmi këngëtarja ka zbuluar se babai i saj është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se është i shtruar në spital.

Ajo ka publikuar në rrjete sociale një video, në të cilën shihet duke e ushqyer të atin si fëmijë. Ajo është shprehur se babai i saj e ka këshilluar që ajo të mos dorëzohet kurrë dhe se e di shumë mirë që dhe ai do e kalojë këtë moment të vështirë.

“Babi, njëherë kukulla ime ishte prishur. Ti e rregullove dhe më the ‘Mos u dorëzo kurrë’. Unë vazhdoj të ndjek këshillën tënde. E di që ti s’do të dorëzohesh kurrë. Babait më të mirë ndonjëherë! E di që s’mund të kujdesem për ty siç ti u kujdese për mua, por të dua aq sa ti më do”, ka shkruar Morena. /Shekulli

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit