I bënë atentat me kallashnikov në 2019, korçari kapet me armë me vete (EMRI)

I bënë atentat me kallashnikov në 2019,…

Burime bëjnë me dije se policia e Korçës ka vënë në pranga shtetasin Mateo Aliko.

Mësohet se ai është arrestuar në flagrancë gjatë një kontrolli policesk pasi i është gjetur një armë pa leje në makinën e tij.

Ndërkohë punonjësit e drejtorisë vendore të policisë Korçë kanë sekuestruar edhe mjetin e tij.

Aliko është i njohur për blutë e Korçës, si shtetas me precedent penale, i dënuar për grabitje dhe plagosje. Ai rezulton i arrestuar në vitin 2008 së bashku me dy persona të tjerë dhe i dënuar për grabitjen e 800.000 mijë lekëve në një pikë bixhozi, ku gjatë grabitjes kishte plagosur tre persona.

Ndërkohë në shkurt të 2019 iu bë atentat me breshëri kallashnikovi drejt makinës së tij një Volkswagen Touareg.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit