“I bëra dush, e përdhunova”/ Vrasja e Lolës në Francë, detajet: Emigrantja algjeriane e torturoi për vdekje të miturën

“I bëra dush, e përdhunova”/ Vrasja e…

Parisi është tronditur pasi një vajzë 12-vjeçare është gjetur e vdekur në një valixhe.Të miturës i ishte prerë fyti, madje çuditërisht numrat 1 dhe 0 i ishin “stampuar” në trupin e saj.

Mësohet se deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar për motivin e krimit të tmerrshëm. Dyshohet se vrasësja e akuzuar ka dashur të hakmerret ndaj nënës së të miturës.

Ajo pranoi se e mori vajzën në banesën e motrës së saj e cila jeton në të njëjtën ndërtesë me familjen e vajzës dhe e detyroi të bënte dush. Më pas e sulmoi seksualisht Lolën dhe kreu akte të tjera të dhunshme ndaj saj, të cilat rezultuan në vdekjen e saj.

Një detaj rrëqethës nga hetimi, i publikuar nga Daily Mail, është përgjigja e ftohtë që mësohet se ka dhënë 24-vjeçarja kur iu shfaqën fotot e trupit të Lolës:

“Nuk ka kuptim për mua, unë kam parë dhe e mi të më vdesin para syve.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit