I biri e godet në kokë dhe trup, vdes mjekja serbe

I biri e godet në kokë dhe…

Doktorresha Dobrinka Marić është gjendur e vdekur në një banesë në Vozhdovac, ndërsa për vrasjen e saj dyshohet djali i saj Gjorgje. Ky i fundit ndodhet në paraburgim.

Dyshohet se Gjorgje e vrarë mamanë e tij me 30 shtator duke e goditur me sende te mprehta në kokë dhe në trup.

Më pas motra e tij ka lajmëruar policinë, pasi prej disa ditësh nuk kishte komunikuar me mamanë e saj.

Policia ka gjetur trupin e doktorreshës pa shenja jete dhe me lëndime në trup.

Në faqen zyrtare të Shtëpisë Shëndetësore Bijeljina është publikuar një mesazh tronditës me rastin e vdekjes së Dobrinka.

E dashura jonë doktoreshë Dobrinka do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e kolegëve dhe pacientëve të saj si një person i ndritur, pozitiv, një kolege punëtore dhe vetëmohuese, e cila me energjinë e saj pozitive ishte ilaçi dhe mbështetja më e mirë për pacientët e saj”, shkruhet në njoftim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit