I biri vrau Fation Bicin, flet i ati: U kërkoj falje, shkoj që sot te familja e tyre nëse më pranojnë

I biri vrau Fation Bicin, flet i…

Servet Karaj është babai i 15-vjeçarit të dyshuar se plagosi për vdekje Fation Bicin në Gramsh, pas një sherri për motive banale. I Tronditur nga veprimet e të birit, atij nuk i besohet se një zënkë mes shokësh do të përfundonte në një tragjedi të vërtetë. Të birit thotë se i ka qendruar pranë dhe nuk kishte probleme me moshatarët. Servet Karaj thotë se djali i tij ka qenë i rregulltë, i sjellshëm, nxënës mesatar dhe në fundjavë punonte.

Pas ngjarjes, të birin e ka takuar në paraburgim dhe thotë se është në gjendje të rënduar psikologjike. I ka rrëfyer se Fation Bici e ka qëlluar me grusht ndërsa i biri në gjaknxehtësi e sipër i ka qelluar me thikë dhe ka iku me vrap. Servet Karaj i ka kërkuar falje familjes Bici dhe shprehet se është i gatshëm t’i takojë ata nëse e pranojnë për të “falur gjakun”.

I kërkoi falje jashtë mase. Edhe unë e quaj djalin tim, se njëlloj janë. Jam gati që të shkoj që sot te familja e tyre nëse pranojnë. Kishte shkruar u zumë, më gjuajti grushta barkut, nxora thikën, i gjuajta njërit dhe ika më tha djali. Djali ka qenë shumë i qetë, nuk merrej me gjëra të tilla. Atë ditë nuk ka shkuar në shkollë se kishte probleme shëndetësore. Unë isha vetë në Gramsh e 10 minuta pasi jam kthyer më kanë marrë në telefon. Jam habitur. Nuk i kam parë asgjë as në cantë, as në xhep. Djali nuk ka pasur raste të tilla, nuk kam dëgjuar asnjëherë debat. Nuk kishim asnjë informacion se po të kisha sikur 2% të dija nuk do të kishte arritur deri këtu” – tha Servet Karaj

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit