I bllokuar në nën tokë prej 20 orësh, ende nuk dihet fati i minatorit 61-vjeçar

I bllokuar në nën tokë prej 20…

Gjatë ditës së djeshme u raportua se Muharrem Plaku, me detyrë teknik dhe zjarrmëtarë mbeti i bllokuar brenda minierës pas rënies së një masivi minerali. Ngjarja u regjistrua dje në orën 09:00 të mëngjesit. Plaku punon prej tetë vitesh në këtë subjekt minerar, ndërkohë që ende nuk dihet asgjë për gjendjen e tij shëndetësore. Ndërkohë sot kanë kaluar 24 orë që nga bllokimi i minatorit në minierën e Bulqizës, teksa nuk dihet ende asnjë lajm për gjendjen e minatorit. ky i fundit është i bllokuar prej 20 orësh dhe nuk dihet asgjë për gjendjen e tij. Ndërkohë që greupet e avari-shpëtimit po kërkojnë në thellësitë e galerisë për të gjetur ndonjë gjurmë prej tij. Mësohet se galeria ku është bllokuar minatori 61 vjeçar, menaxhohet nga vëllezërit Duriçi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit