I burgosur në Hagë me Thaçin e Veselin/ Ish-komandanti i UÇK-së Rexhep Selimi vizaton 157 piktura në qeli

I burgosur në Hagë me Thaçin e…

Këto ditë në Shqipëri do të hapet një ekspozitë jo e zakonshme pikturash. Rexhep Selimi, ish-komandant në UÇK, po qendron në qelitë e paraburgimit në Hagë, në pritje të gjykimit nëse ai së bashku me krerë të tjerë të lartë kanë bërë krime lufte ndaj popullësisë serbe. Selimi ka që prej nëntorit të vitit 2020 në Hagë, së bashku me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqi e të tjerë.

Gjatë qendrimit të tij dhe pritjes së pafajësisë, Rexhep Selimi ka vendosur që të mos e çojë asnjë ditë dëm, por të shpreh frymëzimin e tij në pikturë. Plot 157 piktura ka realizuar ish-komandoja i UÇK-së. Për të është kujdesur bashkëshorja, Shqipe Selimi, e cila për çdo muaj i çonte bojra dhe telajo në Hollandë. Kthimi në Kosovë për të ishte edhe më emocionues, kur pas merrte pikturat që bashkëshorti kishte vizatuar në qeli.

Pikturat do të prezantohen në Shqipëri në vigjilie të Pavarësisë së Kosovës, në përvjetorin e 15. Ekspozita do të mbajë titullin “Në emër të lirisë”, një domethënie kjo për të përshkruar të gjithë vuajtjet dhe sakrificat e popullit të Kosovës për t’u çliruar nga agresioni serb. Gjatë kohës që ka qenë në qeli, Rexhep Selimi ka shkruar poeyi dhe tekste këngësh, i frymëzuar nga izolimi dhe atdhedhashuria për vendin e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit