I burgosuri shqiptar vari veten me lidhëse këpucësh | I vëllai: E vranë gardianët!

I burgosuri shqiptar vari veten me lidhëse…

Para pak ditësh një i burgosur në Greqi, Adem Rusi me origjinë nga Shqipëria vrau veten me lidhëse këpucësh. Pas kësaj tragjedie, ka ardhur edhe reagimi i vëllait të viktimës. Përmes mediave, Shkëlqim Rusi ka ngritur hije dyshimi se një ngjarje e tillë askush nuk e beson se është vetëvrasje, teksa shton se vdekja e të ndjerit erdhi pasi u vra nga gardianët.

Vëllai i viktimës shqiptar:

Unë kisha folur 3 orë para ngjarjes me vëllanë në mënyrë private, më pas më morën në telefon dhe më thanë se e kemi dërguar në spital për vizitë mjekësore rutinë, më ka thënë drejtori i burgut. Pastaj më thanë që kish pirë klorinë dhe pas kthimit nga spitali vari veten me lidhësen e këpucëve. Kjo për mua është e pa pranueshme është vrasje. Vëllai kishte edhe 2-3 muaj burg që të mbaronte dënimin. Ai ka folur me të gjithë njerëzit dhe askush nuk e beson që është vetëvrasje, atë e kanë vrarë gardianët ata që e kanë shoqëruar. Ngjarja ka ndodhur në makinën e policisë, sepse ata thanë që ishte vetëvarur në kangjellën e furgonit, kjo është e papranueshme, nuk lejohet shoqërimi i të burgosurit me rrip apo lidhëse për më tepër je me pranga dhe i shoqëruar. Kjo është një përrallë, që thonë autoritetet greke. Ne kërkojmë që të bëhet autopsia këtu në Shqipëri, pasi presim të vijë këto ditë. Të bëhet autopsia pasi shteti jonë vetëm fle gjumë, janë vrarë shumë shqiptarë atje, pas vëllait tim mund ta ketë radhën dikush tjetër dhe nuk është zbardhur asgjë. Kemi shkuar në prokurorinë tonë dhe më kanë thënë që nuk kemi akses për hetime. Askush se merr përsipër, nuk duan belara, nuk di ç’të them. Ne duam të bëhet autopsia dhe të dalë e vërteta. Vllai nuk ka pasur asnjë problem me shëndetin mendor. Të varesh në furgon të policisë i shoqëruar nga gardianët nuk e beson asnjë fëmijë. Kërkojmë të zbardhet e vërteta.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit