I cilësoi shqiptarët si kriminelë, Suella Braverman vizitë urgjente në Shqipëri

I cilësoi shqiptarët si kriminelë, Suella Braverman…

Emigrimi masiv i shqiptarëve drejt Britanisë ka shkaktua një sërë reagimesh dhe përplasjesh midis qeverive të të dyjave vendeve.

Sekretarja e Brendshme e Britanisë,  Suella Braverman që etiketoi shqiptarët si “kriminelë dhe pushtues”, do të vizitojë Shqipërinë këtë javë.

Lajmin e ka bërë me dije gazetari Paul Keynon, gjatë një reportazhi radiofonik të BBC, por ende nuk ka një datë zyrtare.

Kryeministri Rama akuzoi para disa ditësh Britaninë si fajtore për këtë emigrim të shqiptarëve nga vendi i tyre, por u shpreh gjithashtu se ata do të kthehen një ditë.

Gjithashtu dhe kryeministri I Britanisë Rishi Sunak reagoi duke e cilësuar marrëdhënjen mes dy vendeve si paqësore dhe diplomatike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit