Kritikohet që vesh funde, Robert Aliaj: Më shkëpusin nga llumi

Kritikohet që vesh funde, Robert Aliaj: Më…

Robert Aliaj i cili njihet për veshjen e tij ekstravagante dhe stilin e jetës ishte i ftuar sot në emisionin e mëngjesit “Wake Up” për të komentuar trendin më të fundit të burrave të famshëm, të cilët janë shfaqur në publik veshur me funde ose fustane.

Shpesh Aliaj është vendosur në qendër të vëmendjes për shkak të veshjes së tij të vecantë duke u cilësuar si artisti kontravers. Por jo vetëm kaq, pasi është shfaqur edhe me thonjtë të lyer.

E kur flitet për një stil të tillë, vështirë të themi se kemi parë meshkuj në Shqipëri me kujdesin ndryshe për pamjen e jashtme, siç bën ai.

Roberti tha se ka 12 vite që vesh fund ndërsa ishte duke folur në Wake Up për fenomenin e ri në botën e modës, veshja e fundve nga djemtë dhe burrat.

Artisti tha se nuk sheh asnjë problem në veshjen e fundeve nga meshkujt duke nënvizuar faktin që edhe fustanella është veshje tradicionale shqiptare. .

“Kam të paktën 12 vite që vesh funde. Kam dalë në rrugë. Kam veshur edhe fustan që e kam pasur të përditshmërisë sime. Dhe u bë e zakonshme që të më shikojë ashtu. Paragjykimet nuk më bëjnë përshtypje, madje më motivojnë. Sepse më shkëpusin nga e përditshmja dhe nga llumi në fund të fundit. Nuk kam respekt për njerëzit pa stil. A ka gjë më femërore se fustanella, me pala me të gjitha? Kështu janë fundet e grave. Kurse fundet që përdoren nga meshkujt sot kanë gjithsesi një prerje me të ngushtë, më të thjesht, më minimale. Nuk ka asgjë të keqe.”-tha

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit