I çmenduri me skaf rrezikon pushuesit në Livadh

I çmenduri me skaf rrezikon pushuesit në…

Një video alarmante ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë në plazhin e Livadhit.

Në pamje shihet një drejtues skafi që kryen manovra të rrezikshme pranë bregut, në një zonë ku ndodhen pushues të shumtë. Lëvizjet e pakontrolluara dhe shpejtësia e mjetit kanë shkaktuar frikë dhe panik te qytetarët, të cilët e cilësojnë sjelljen e tij si krejtësisht të papërgjegjshme.

Sipas denoncuesve, mjafton një gabim i vetëm ose humbja e kontrollit të skafit që situata të kthehet në tragjedi, me pasoja të rënda për njerëzit që ndodhen në ujë apo pranë vijës bregdetare.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të Policisë Kufitare dhe institucioneve përgjegjëse, duke theksuar se nuk mund të tolerohen manovra të tilla në mes të sezonit turistik, kur plazhet janë të mbushura me familje dhe fëmijë.

Siguria në det nuk duhet të mbetet në dorën e fatit. Rregullat ekzistojnë pikërisht për të shmangur humbjen e jetëve njerëzore. Pyetja që shtrojnë pushuesit është e thjeshtë: A duhet të ndodhë një tragjedi që autoritetet të reagojnë?

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit