I copëtuan trupin, ish-bashkëshorti dhe familja e tij akuzohen për vrasjen çnjerëzore

I copëtuan trupin, ish-bashkëshorti dhe familja e…

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja makabre e modeles nga Hong Kongu, Abby Choi. Bëhet me dije se akuzat për këtë ngjarje rëndojnë mbi ish-bashkëshortin e saj dhe familjen e  tij. Katër anëtarë e familjes akuzohen në lidhje me vrasjen e tmerrshme të modeles nga Hong Kongu Abby Choi dolën në gjykatë të hënën. Pasi p policia tha se gjeti në shtëpinë e tyre pjesë të trupit të viktimës.

Ish-bashkëshorti i Choi, Alex Këong, 28 vjeç, vëllai i tij Anthony, 31 vjeç dhe babai i tyre, Këong Kau, 65 vjeç, janë akuzuar për vrasjen e saj. Nëna e Alex Këong, Jenny Li, 63 vjeçe, akuzohet për fshehje të krimit dhe manipulim provash.

Mediat vendase bëjnë me dije se, të dielën,hetuesit identifikuan një kafkë, disa brinjë dhe flokë në një tenxhere të madhe supe prej çeliku që besohet të jenë eshtrat e Choi, tha policia. Pjesë të tjera të trupit, duke përfshirë bustin dhe duart e Choi, mbeten të humbura.

Kjo pason një hetim policor që filloi të mërkurën pasi Choi, 28 vjeç, u raportua i zhdukur. Dy ditë më vonë, pjesët e trupit të saj u gjetën në një shtëpi në lagjen Tai Po të qytetit,. Një prerës mishi, një sharrë elektrike dhe disa veshje u gjetën gjithashtu në shtëpi, tha policia. Ish-bashkëshorti i Choi u arrestua të shtunën në një skelë tragetesh në një nga ishujt periferikë të qytetit.

Choi, një modele dhe blogere e mediave sociale me më shumë se 100,000 ndjekës në Instagram, së fundmi u shfaq si modeli dixhital i kopertinës për revistën luksoze L’Officiel Monaco dhe mori pjesë në Javën e Modës në Paris.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit