I dashuri e plagosi me armë në hotel, 23-vjeçarja: E bëri padashje

I dashuri e plagosi me armë në…

Gjatë ditës së sotme në një dhomë hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, një 32-vjeccar plagosi me armë zjarri të dashurën e tij 23-vjeçare. Kjo e fundit pas plagosjes, është transportuar për në spital. Ka qenë stafi i hotelit që ka thirrur policinë dhe ambulancën, ndërsa autori i sulmit, Fatbardh Dervishi, Alias Doda, shtetasi me dy emra, nga Sukthi, ia mbathi nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë në deklaratën e saj, vajza e plagosur Edis Koroveshi, është shprehur se është qëlluar padashje nga i dashuri me të cilin ishte në hotel. Sipas saj, ai ka qenë i dehur dhe arma i është shkrepur pa dashje. Por ajo që e bën më të rëndë ngjarjen është arratisja e autorit që plagosi vajzën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit