I dehur në timon dhe pa patentë, Mario Balotelli pëson aksident të rëndë

I dehur në timon dhe pa patentë,…

Mario Balotelli është përfshirë në një aksident rrugor mbrëmë në orën 20:30, në via Orzinuovi. Makina e sulmuesit të skuadrës turke Adana ka dalë nga rruga.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa pas ngjarjes klubi ka bërë me dije se Balotelli është shëndoshë e mirë dhe po pushon në shtëpi.

Aksidenti ka qenë tejet i rëndë dhe kjo shihet qartë te makina e tij, e cila është bërë copë-copë. Balotelli u përplas në rrugën e Brescia-s teksa dyshohet si po drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Balotelli doli pozitiv në testin e parë të alkoolit, por më pas e refuzoi duke bërë që t’i tërhiqej patenta, por në atë moment nuk e kishte me vete.

Një një deklaratë e bërë në rrjetet sociale nga skuadra turke Adana Demirspor ku luan ish-sulmuesi i kombëtares së futbollit thuhet:

 “Dje ka pësuar një aksident rrugor në vendin e tij në Itali. Ju njoftojmë se lojtari ynë Mario Balotelli është shëndoshë e mirë, po pushon në shtëpi dhe nuk ka asnjë problem”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit