I dënuar me 17 vite burg në Angli, bosi shqiptar i kokainës do të ekstradohet në vendlindje

I dënuar me 17 vite burg në…

Klodjan Copja, 36 vjeç është një shqiptar i dënuar në Angli për trafikim të lëndëve narkotike. Ai do të jetë personi i parë që do të kthehet në shtëpi si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi burgu prej 4 mln funte.

Kjo marrëveshje mes vendit tonë dhe Londrës, i kursen Anglisë rreth dy të tretat e kostos ditore prej 109 £ për t’i mbajtur të mbyllur këtu, ndërsa në Shqipëri kushton 32 £ në ditë.

Shqiptari do të kryejë pjesën tjetër të dënimit të tij 17-vjeçar në një burg shqiptar, duke u shpëtuar taksapaguesve britanikë dhjetëra mijëra para.

Copja u burgos në vitin 2017 pasi policia britanike shkatërroi një bandë droge me kokainë që kapte vlerën e 150 milionë funtesh.

Ai kaloi katër vjet në arrati para se të kapej në kufirin Greqi- Shqipëri me një pasaportë false dhe të ekstradohej në Britani për t’u gjykuar.

Dymbëdhjetë vrasës, tetë përdhunues dhe më shumë se 100 fajtorë për vepra droge ose armë zjarri pritet të kthehen në vendlindje për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit