I dënuar me 17 vite burg në Greqi, rikthehet në qeli "Dumbo" shqiptar pas 11 vitesh arrati

I dënuar me 17 vite burg në…

Një shtetas shqiptar 33-vjeçar është rikthyer në burgjet e Larisës, pas 11 vitesh arrati. Shqiptari që njihej me pseudonimin “Dumbo” u arrestua në Londër më 12 gusht 2021 ndërsa dy vjet e gjysmë më vonë iu dorëzua autoriteteve greke.

33-vjeçari kishte arritur të arratisej nga Gjykata e Larisës pak para orës 2 pasdite të datës 18 qershor 2013, ndërkohë që më herët Gjykata e Apelit Penal të Larisës i kishte dhënë një dënim total prej 17 vitesh burg. duke e shpallur fajtor për aktet e bandës, dëmtimin fizik dhe grabitjen, të kryera në Larisa nga qershori deri në tetor 2012.

33-vjeçari së bashku me pesë të rinj të tjerë përfshirë katër bashkatdhetarë dhe një të mitur nga Larisa dhe një numër të panjohur bashkëpunëtorësh nga qershori deri në tetor 2012 kanë grabitur dhe rrahur persona të cilët po kalonin me makinën e tyre nga rruga e Martalit në zonën e Doganës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit