I dënuar me 22 vite burg, por pas 6 vitesh ish-gangsteri më i kërkuar në vend është sërish i lirë

I dënuar me 22 vite burg, por…

Edhe pse duhet të shlyejë edhe 16 vite të tjera burg, Safet Bajri ndodhet sërish i lirë.

38-vjeçari i cili cilësohej ndryshe si ‘gangsteri’ më i kërkuar në Belgjikë, akuzohej për tregtim droge dhe shfrytëzim prostitucioni.

Ai u dënua 22 vite burg në Belgjikë dhe u lirua pas 6 viteve heqje lirie në Shqipëri.

U detyrua ta vuante dënimin në Shqipëri, sepse ishte dëbuar nga Brukseli.

Mirëpo, Bajri u ndëshkua shumë më rëndë. Bajri u dënua edhe dy herë në vitin 2018 për trafik kokaine, me 8 vjet e 5 vjet.

Gjykata e Fierit vendosi muajin e kaluar se, Bajri ka kryer tashmë dy të tretat e dënimit të tij nëntëvjeçar dhe ka të drejtë për lirim me kusht sipas ligjit shqiptar.

Këtë vendim mediat belge e kanë kritikuar nga pala shqiptare për lirimin e tij, pa shlyer detyrimet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit