I dënuar me 4.5 vite burg për trafikim droge, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

I dënuar me 4.5 vite burg për…

Është arrestuar në Itali një 40-vjeçar shqiptar. Ai akuzohet për trafik droge, teksa u kap nga Karabinierët e Livornos qendrore dhe u dërgua në burg. Pas një urdhri të lëshuar nga Prokuroria Publike në Gjykatën e Apelit të Firences, shqiptari duhet të shlyejë 4.5vite burg.

Pas seancës gjyqësore shqiptari u dërgua në Sughere. Dënimi u bë i formës së prerë për një sërë krimesh të kryera ndër vite, përfshirë ndalimin për qëllime shpërndarjeje droge në bashkëpunim me disa shqiptarë të tjerë. Sipas mediave të huaja shqiptari kishte kaluar një periudhë nën arrest shtëpiak.

Pas këtij dënimi, shqiptari i ishte nënshtruar paraburgimit shtëpiak me një byzylyk elektronik të cilin po e kalonte në shtëpinë e tij në Livorno, ku u gjurmua nga ushtria.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit