I dënuar me 7 vite burg për prostitucion, arrestohet 33-vjeçari

I dënuar me 7 vite burg për…

Një 33-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi rezulton i dënuar me 7 vite burg. I arrestuari është Elton Drapi, 33 vjeç, banues në Tiranë. Ky i fundit është dënuar nga Gjykata e Apelit në Tiranë me 7 vite burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.Kapet dhe ndalohet një 33-vjeçar i dënuar me 7 vite burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar:Elton Drapi, 33 vjeç, banues në Tiranë.Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 vite burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit