I dënuar me 9 vjet e 3 muaj burg nga shteti italian për përdorim të lëndëve narkotike, arrestohet Adrian Kacmoli

I dënuar me 9 vjet e 3…

Policia e Durrësit ka vënë në pranga Adrian Kacmolin, 41-vjeçarin të dënuar për lëndë narkotike. Kacmoli, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte i dënuar me 9 vjet e 3 muaj burg, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Kacmoli ishte shpallur në kërkim nga Interpoli i shtetit fqinj, pasi Gjykata e Venecias e ka dënuar me 9 vjet e 3 muaj burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

NJOFTIMI: 

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Policia e Durrësit, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 9 vjet e 3 muaj burg, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.Operacioni i zhvilluar nga strukturat e DVP Durrës dhe Forca e Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Interpol Tirana.Strukturat e Policisë Vendore Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZKQ Interpol Tirana, në bazë dhe të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit Adrian Kacmoli, 41 vjeç, banues në Durrës.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Venecias/Itali e ka dënuar me 9 vjet e 3 muaj burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal italian.Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit