
Është gjetur një telefon në qelinë e Laert Haxhiut në burgun e Drenovës. Aksioni është kryer nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Deri tani ende nuk la detaje nga operacioni i kryer.
Haxhiu u ekstradua më 3 korrik të vitit të kaluar nga Greqia një vit pasi ishte arrestuar në shtetin fqinj. Haxhiu, kundërshtar i ish kreut të bandës së Lushnjës Aldo Bare, u dënua përjetë për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi, mik i Bares, dhe Jurgen Hoxha.
Ata u qëlluan me automatik me automatik në një lokal në qendër të Lushnjes, ndërsa pronari i lokalit dhe një kalimtar mbetën të plagosur aksidentalisht. Me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës janë dënuar më herët bashkëpunëtorët e Haxhiut, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.