I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e taksistit, mbërrin nga Koreja në Shqipëri 50-vjeçari

I dënuar me burgim të përjetshëm për…

Është ekstraduar nga Korea e Jugut në Shqipëri Ervin Shahini, i dënuar me burg përjetë nga drejtësia shqiptare. Policia publikoi videon e momentit kur Ervin Shahini me pranga në duar zbriti në aeroportin e Rinasit. Ai vrau një taksist për ta grabitur dhe plagosi disa të tjerë në 1995 dhe u dënua me burg përjetë për një vrasje dhe 4 plagosje.

Por Shahini u arratis nga Shqipëria në vitin 1997 dhe gjatë gjithë këtyre viteve përdorte emrin e një shqiptari tjetër dhe njihej si Spartak Lazaj. Shqiptari po ashtu u martua me një grua koreane në vitin 2012.

Në vijim të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit, agjencive ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit dhe homologëve, për sigurimin dhe shkëmbimin e informacionit me qëllim kapjen dhe ekstradimin drejt vendeve reciproke të të kërkurave e shumë të kërkuarve, është bërë i mundur finalizimi i operacionit të ekstradimit nga Seuli/Republika e Koresë drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar Ervin Shahini alias Spartak Lazaj, 50 vjeç, banues në Tiranë“, njoftoi policia.

50-vjecari u arrestua me 26 janar të këtij viti në Korenë e Jugut. Ai jetonte në një lagje pranë qendrës së Seulit dhe përdorte emër shqiptar dhe dokumenta të falsifikuara.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vjedhja me dhunë me pasojë vdekjen”, “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit