I dënuar në Greqi, KQZ nuk i heq mandatin kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari

I dënuar në Greqi, KQZ nuk i…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që të mos i heqë mandatin kreut të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdarit. Lajmi u dha nga kryekomisoneri, Ilirjan Celibashi, i cili theksoi se nuk ka një shkak ligjor që t’i ndërpritet mandari Hajdarit.

“Në gjykimin dhe vlerësimin e tij dhe është logjike për çdo rast të tillë, ai nuk ka paraqitur një të dhënë të tillë për një proces penal, vendimi është penal. Vlerësoj që nuk ka një shkak ligjor që kryetarit të bashkisë Kuçovë t’i ndërpritet mandati”, u shpreh Celibashi.

Gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së, avokati mbrojtës, Theodhori Sollaku tha se nuk ka arsye për marrje të masës së ndërprerjes së mandatin, pasi Hajdari ka qenë vetëm 16-vjeç në atë kohë e nuk rezulton të ketë masë dënimi për të.

Po ashtu pala mbrojtëse kërkoi që seanca të mos zhvillohej në prani të mediave pasi ka karakter administrativ dhe nuk mund të zhvillohet spektakël.

Një ditë më parë, Prokuroria i dërgoi një shkresë KQZ-së, ku i bëri të ditur se kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, është dënuar në Greqi.

Sipas vendimit përfundimtar të Gjykatës së Shkallës së Parë në Janinë, thuhet se Kreshnik Hajdari është dënuar me 4 muaj burg, dënim i cili është konvertuar në 1500 dhrahmi gjobë, vendim i marrë më 23 qershor 1999.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit