I dënuar në mungesë me 7 vjet burg , arrestohet “baroni” i drogës në Tiranë

I dënuar në mungesë me 7 vjet…

Behar Hajdini 30-vjeç, i dënuar me 7 vite burg për trafik droge ka përfunduar në prangat policisë së kryeqytetit.

Mësohet se Hajdini është shpallur në kërkim që prej gushtit te vitit 2018, pasi së bashku me 4 persona të tjerë po trafikonin një sasi prej 67 kg kababis.

Në 2018 u arrestuan 4 persona ndërsa në kërkim u shpall Hajdini në atë kohë 26-vjeç. Sipas policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata po transportonin qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis. Hajdini është gjykuar në mungesë, ku është shpallur fajtor e dënuar me 7 vite burg.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit