I dënuar për ngacmim seksual, rikthehet në detyrë mësuesi pedofil

I dënuar për ngacmim seksual, rikthehet në…

Një skandal i vërtetë është evidentuar në një nga shkollat 9-vjeçare të qytetit të Beratit, në shkollën “22 Tetori”. Prej disa ditësh në këtë shkollë është emëruar mësues për lëndët e “fizikës” dhe “informatikës” 62-vjeçari Ëngjëll Bregu, që rezulton të jetë dënuar për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve në vitin 2003. Ka disa ditë që në këtë shkollë, është emëruar mësues për lëndët e “fizikës” dhe “informatikës” 62-vjeçari Ëngjëll Bregu, person i cili rezulton të jetë dënuar për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve në vitin 2003. Sipas BË, shqetësimi është ngritur nga ana e prindërve. 

Vlen të theksohet se Bregu në vitin 2003 është denoncuar nga nxënëset e shkollës 9-vjeçare “Uznovë” në Berat pasi gjatë një ekskursioni në Bogovë ai i kishte prekur në pjesët intime të trupit. Asokohe nxënëset e cilësuan mësuesin si maniak, pedofil dhe të rrezikshëm.

Ndërkohë edhe vetë nxënësit ndihen të shqetësuar nga prezenca e këtij mësuesi të akuzuar për pedofili.

Nxënësit:

Mësuesi na jep fizikë dhe informatikë. Kemi dëgjuar që ka ngacmuar nxënës dhe që është dënuar dhe kemi pak frikë. Ai sesi të shikon në klasë dhe për këtë kemi njoftuar edhe prindërit”-shprehen nxënësit e shkollën 9-vjeçare “22 Tetori.

Por veç vitit 2003, Bregu është akuzuar nga prindërit e nxënësve edhe në datën 25 Prill 2009 Asokohe prindërit dërguan një peticion në Drejtorinë Arsimore Berat, ku kanë shpjeguar sjelljet jo të hijshme të mësuesit. Prindërit e akuzonin mësuesin Ëngjëll Bregu se shkonte i dehur në shkollë dhe i prekte vajzat e mitura në pjesë të ndryshme të trupit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit