I dënuar për trafik të qenieve njerëzore, shqiptari arrestohet dhe më pas dëbohet nga Britania

I dënuar për trafik të qenieve njerëzore,…

Autoritetet britanike kanë prangosur dhe më pas dëbuar një 39-vjeçar shqiptar. Ky i fundit i identifikuar si Hazir Lala, ka qenë i dënuar për trafik të qenieve njerëzore. Lala, i cili jetonte në Walthamstoë, u dënua për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, drejtimin e mjeti pa siguracion në prill të vitit 2016.

Në këtë periudhë, ai u dënua me 15 muaj burg, por vuajti vetëm 6 pas hekurave. Pas këtij viti, Lala u arrestua sërish në Mbretërinë e Bashkuar në shtator 2019 dhe kësaj here akuzohej për vepra të krimit të organizuar të imigracionit të kryera në Belgjikë. Më pas në vitin 2020, ai u urdhërua të ekstradohej dhe të kthehej në Belgjikë, ku u dënua për trafikim njerëzor dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Ndërkohë sipas sundayëorld.com në datën 19 gusht 2020 ai u dëbua në Shqipëri, por përsëri u rikthye në Angli. Tashëm, shqiptari, i dënuar në Angli e Belgjikë, sipas kreut rajonal t hetimeve Jacque Beer, nuk ka vend në Britani.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit