I dënuar për vrasje, arrestohet i shumëkërkuari në Kurbin (Video-Emri)

I dënuar për vrasje, arrestohet i shumëkërkuari…

Një person, i shpallur në kërkim më parë është arrestuar gjatë një operacioni policor të koduar “Mamurrasi”, kjo pasi qytetarët kanë dhënë informacion në lidhje me vendndodhjen e tij.

Uniformat blu bëjnë me dije se është vënë në pranga shtetasi Bardhok Noka, 42 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ”Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Mësohet se ky shtetas më 29.04.2020, në Mamurras, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip “BMË”, me drejtues shtetasin K. (N.). Sh.

Kurbin

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mamurrasi”.

Operacioni për kapjen e personave në kërkim me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me FNSH Shkodër.

Kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët dhe pas informacioneve të marra për vendndodhjen e një personi në kërkim, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin e koduar “Mamurrasi”.

Në kushte të larta sigurie dhe falë ndërhyrjes profesionale u bë kapja dhe prangosja e shtetasit B. N., 42 vjeç, banues në Kurbin.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale ”Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Shtetasi B. N., më 29.04.2020, në Mamurras, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin K. (N.). Sh.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit