I dënuar për vrasjen e një 42-vjeçari, ndërron jetë nga Covid i burgosuri në burgun e Peqinit

I dënuar për vrasjen e një 42-vjeçari,…

Në burgun e Peqinit është regjistruar një ngjarje e rëndë, teksa ka ndërruar jetë i burgosuri, Andrea Berberi, 76-vjeç nga Durrësi. Mësohet se i dënuari në këtë burg ka qenë pozitiv me Covid, teksa gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar këtë të hënë kur dhe ka vdekur. 76-vjeçari vuante në burgun e Peqinit dënimin e marrë rreth 11 vjet më parë, ndërsa akuzohej për vrasjen e personi. Bëhet e ditur se i burgosuri që ndërroi jetë nga Covid, ka qëlluar për vdekje Luan Puja, 42 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Spitallës, pranë varrezave të reja të qytetit. Krimi ndodhi më 22 nëntor të vitit 2011 rreth orës 14:50. Pas kësaj ngjarje, viktima e Covid u dënua me 25 vjet nën akuzën e vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje. Theksojmë se shifrat e Covid ditët e fundit kanë pësuar rritje të ndjeshme, ndërsa varianti Omicron vijon të përhapet me shpejtësi në Europë dhe Ballkan.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit