I dënuari me 25 vite burg sulmon policin në burgun e Burrelit

I dënuari me 25 vite burg sulmon…

Një incident është shënuar mbrëmjen e kaluar në burgun e Burrelit, ku një i dënuar ka goditur një punonjës të policisë së burgjeve.

Ngjarja ka ndodhur gjatë turnit të tretë, ndërsa si pasojë e goditjeve ka mbetur i dëmtuar efektivi Agron Bebja, i cili është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.

Autori i dyshuar i sulmit është Dritan Ymeri, i cili po vuan një dënim prej 25 vitesh burgim në këtë institucion.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e sulmit, ndërsa nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme lidhur me gjendjen shëndetësore të efektivit të plagosur.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit