I dënuari shqiptar i Kosovës dhunohet fizikisht dhe seksualisht në burg

I dënuari shqiptar i Kosovës dhunohet fizikisht…

Një rast i rëndë është raportuar në burgun e Dubravës në Istog. Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, një i burgosur ka deklaruar se është dhunuar fillimisht fizikisht dhe më pas seksualisht nga tre të burgosur të tjerë.

Pas ngjarjes, i lënduari ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. Ndërkohë, rasti është denoncuar dhe autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar se ndaj tre personave të dyshuar kanë nisur hetimet për veprën penale të përdhunimit. “Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për këtë rast”, ka deklaruar Nikçi.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit