I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak, viziton Kosovën

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi,…

I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të vizitojë të martën, 16 qershor, Kosovën.

Lajçak do të takohet me kryeministrin e sapoemëruar Avdullah Hoti për të diskutuar për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Kjo është vizita e parë e Lajçakut që prej emërimit të tij si i dërguari i BE-së për dialogun.

Nuk dihet ende nëse ai do të takohet dhe me presidentin Hashim Thaçi.

Të hënën 15 qershor, kryeministri Hoti ka ftuar opozitën në takim për të diskutuar për rinisjen e dialogut me Serbinë. Ende nuk ka pasur një përgjigje nga opozita.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka nisur që në vitin 2011 në Bruksel. Por në nëntor 2018, dialogu i ndërpre kur autoritetet e Kosovës vendosën taksë 100 për qind në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Ky vendim u mor si kundërpërgjigje ndaj fushatës së Serbisë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit