I dha fund jetës me fotoksinë, arrestohet bashkëshorti i Bedrie Lokës

I dha fund jetës me fotoksinë, arrestohet…

Policia ka arrestuar këtë të shtunë bashkëshortin e 41-vjeçares Bedrie Loka që dyshohet se i dha fund jetës duke pirë fotoksinë.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 45-vjeçari Xhemal Loka bashkëshorti i viktimës, ta ketë dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme partneren e tij. Gjithashtu sipas policisë, në 27 dhjetor 2023 Xhemali ka kërcënuar me jetë Bedrien me anë të një mjeti prerës thikë. E gjithë ngjarja është regjistruar në prani të njërit prej fëmijëve. Për këtë rast e ndjera nuk ka bërë denoncim në polici.

Pas kontrollit të banesës së 45-vjeçarit, janë gjetur dhe sekuestruar nga uniformat blu 1 armë zjarri automatik “sharrs”, i pajisur me një krëhër me fishekë dhe disa municione luftarake. Policia ka në dispozicion dhe celularët e shtetasve Xhemal Loka dhe Bedrie Loka, të cilët janë dërguar për ekspertizë me shpresën e gjetjes së shkakut që solli ngjarjen e rëndë.

Një nga pistat kryesore për vdekjen e 41-vjeçares është se ajo i ka dhënë fund jetës, pas bullizimit që i është bërë në rrjetin social  “Tik-tok”. Për këtë është duke u hetuar, me qëllim identifikimin e personave që keqpërdorën të dhënat e Bedrie Lokës.

Por kjo pistë është hedhur poshtë nga Avdin Bushi, vëllai i të ndjerës. Ky i fundit mes dhimbjesh ka deklaruar se motra e tij ka qenë e martuar prej 23-vitesh, dhe nuk ka parë asnjë ditë të bardhë me bashkëshortin e saj. Sipas tij, Bedria nuk do t’i jepte kurrë fund jetës nga “Tik-toku”, por është vrarë nga burri i saj. Për këtë, ai ka kërkuar nga drejtësia që të zbardhë ngjarjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit