"I dhashë apartamentin me qira Gentianit nga Tirana, ma la si stallë"

“I dhashë apartamentin me qira Gentianit nga…

Pronarja e një apartamenti në Golem i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, për të denoncuar një rast papërgjegjshmërie nga një familje që mori me qira ambientin e saj.

Ajo tregon se ka pastruar për më shumë se tre orë mbeturinat që kishin lënë klientët që morën apartamentin!

Gjithçka nisi me rezervimin për një familje me 4 persona, dy prindërit dhe dy fëmijët. Rezervimi u bë nga Gentian Ismailanji nga Tirana, për dy net. Pronarja tregon se që në momentin që u dorëzoi çelësat filluan të ankoheshin për çarçafët që sipas tyre duheshin ndërruar.

Zonjë e dashur, nëse ke merak merri çarçafët me vete sikur bëjnë shumë të tjerë,” thotë pronarja në një mesazh për redaksinë tonë.

Pronarja shton më tej në momentin kur çifti la apartamentin, as që nuk i është përgjigjur fare në telefon madje as për çelësin e banesës. “Kontaktova me kunatën e zotit Gentian Ismailanji e cila kishte qëndruar ne një apartament tjetër tonin, dhe më tha që derën e kishin lënë hapur, ndërsa çelsin e kishin lënë në derë pa pikë përgjegjshmërie se çfarë mund të ndodhte.

Ajo që e ka lënë me gojë hapur qytetaren, është gjendja në të cilën ka gjetur apartamentin. Gota të thyera, dhomat rrëmujë dhe mbeturina të papastruara kudo. “Vinte erë e tmerrshme. U detyrova të shtyja 2 ditë rezervime që kisha për sot mbasdite. Videon e tualetit nuk jua dërgoj për arsye etike, por më besoni ishte e neveritshme,” thotë ajo.

Qytetarja kërkon që ky rast të bëhet publik, në mënyrë që biznese të tjera mos ta pësojnë si ajo.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit