I dhunuan nënën, flet djali: Nuk e lë në duart e askujt, erdha nga Belgjika për të

I dhunuan nënën, flet djali: Nuk e…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një azil në Pejë. Infermjerja Aurona Pelaj dhunoi të moshuarën duke e goditur me shpulla dhe grushta.

Djali i të moshuarës në një intervistë televizive u shpreh se nuk ka kontaktuar akoma me familjarët e infermierës që i dhunoi nënën.

Më tej, ai tha se i’a ka lënë drejtësisë të merret me këtë rast. I biri shtoi se jetonte në Belgjikë dhe se do ta marrë nënën e tij me vete. Sipas tij, nëna kurrë nuk do të jetë e tjetërkujt përveç se e tija dhe e motrës.

“Mua më morën në telefon. E rëndësishme për mua të vi këtu se unë jetoj në Belgjikë, Nëna do qëndrojë me mua këtu në Kosovë, në Belgjikë do shkojmë pasi të bëhen procedurat ligjore , E kam vendos që nëna kurrë të mos jetë e tjetërkujt përveç se e imja dhe e motrës time,” tha djali i saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit