I dhunuan nënën/ Vajza e saj: Paguajmë 600 euro në muaj, ky është fundi i botës

I dhunuan nënën/ Vajza e saj: Paguajmë…

Një rast i rëndë është bërë publik në media i filmuar në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë. Një infermiere e re në moshë dhunon me shpulla dhe shkelma një të moshuar duke qeshur teksa punonjëset e tjera e filmojnë.

Vajza e të moshuarës ka folur rreth kësaj çështje, duke thënë se gjendjen e saj psikologjike pasi mësoi publikimin dhe momentin se si mori rrugën drejt Pejës pasi i treguan videon e rëndë.

Zhaneta Nura tha se e mori të ëmën menjëherë në shtëpi. Sipas Nurës, familja e saj paguante 600 euro në muaj për shërbime ndaj të ëmës në qendrën private të azilit të të moshuarve.

“Nuk edi a mundem m’u shpreh. Jam e tronditur. Besoj që secili prej qytetarëve më kupton. Situata në të cilën gjendemi unë dhe familja është e paspjegueshme.

Unë e vizitoj një herë ose dy herë. Kur ka ardhë xhirimi, kam qenë në orar të punës. Jemi nisë për Pejë. Nënën e kam tërheqë menjëherë prej aty. Shpresoj që drejtësia ta vendos këtë çështje. I lus institucionet gjegjëse që të merren seriozisht. Të ndodh diçka e tillë, në një vend ku paguajmë 600 euro për një muaj, ky është fundi i botës”, tha ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit