I dhuroi Bashës makinë, merr miliona euro nga Rama, zbardhen emrat e oligarkëve

I dhuroi Bashës makinë, merr miliona euro…

Tre “sponsorët” e shefit të opozitës, që marrin miliarda nga shefi i qeverisë; dhe shqiptarët që duhet të zgjedhin “më të ndershmin e më të drejtin” e dy bandave PS-PD, të cilët bëjnë sikur “kacafyten” për hallet e vendit e të popullit; ndërsa pronarët e “LSI-Shpk” po presin të shkojnë me atë që do fitojë shumicën

Nga një investigim që ka kryer “Pamfleti”, rezulton se ndër 15 kompanitë oligarkike, të lidhura totalisht me pushtetin në pazaret e fondeve publike; të prilegjuara janë dhe 3 biznese “VIP”, sponsorizuese të kryetarit të opozitës Lulzim Basha, me klering e financa të konfirmuara.

Pronarët e këtyre kompanive, pa garë ose me gara fiktive, marrin miliona Euro tendera nga qeveria “Rilindja”, në formë kontrata koncesionare shërbimesh, punë publike, troje, objekte e shitje mallra dhe makineri, pa përmendur lejet e ndërtimit.

Cilët janë?

I PARI/ – Bosi që i ka dhuruar Lulzim Bashës, makinën 100 mijë Euro dhe suitë-apartamentin në Tiranë 221 m2, si simbol për datëlindjen e vajzës Viktoria; është Fatmir Kuçi, pronar i 3 firmave “Viktoria invest”, “Victoria Invest International” dhe i koncesionit “Victoria Hydroenergy”.

Në 7 vitet e pushtetit “Rilindja”, bizneset e tij kanë marrë 38 milionë Euro tendera, 4 licensa për materiale inerte dhe një koncesion 35 vjeçar për 3 HEC-et Lunik 1, Lunik 2 e Zalli i Lunikut; ndërsa në vitet 2011-2015 gjatë pushtetit të Bashës në Bashkinë Tiranë, ka marrë 11.2 milionë Euro tendera.

I DYTI/ – Bosi që i ka dhuruar Lulzim Bashës, 2 vilat me “qira” në rezidencën luksoze “Long Hill” në Petrelë, është Agron Papuli, miku i përbashkët personal i Ramës e Lindës; dhe përfituesi kryesor i tenderëve e koncesioneve të pushtetit “rilindja”.

Në vitet 2014-2020, firmat e tij të tregut të automjeteve kanë pëfituar 18 milionë Euro shitje makinash, 24 milionë Euro dhënie makina me qira për institucionet shtetërore dhe 54 mijë m2 troje publike falas; ndërsa gjatë pushtetit bashkiak të Lulzim Bashës, ka përfituar 16 leje ndërtimi e 6.2 milionë Euro tendera.

I TRETI/ – Është Bashkim Ulaj, i cili i ka dhënë 5 biznesve të kunatit të Lulzim Bashës, vlerën 8.8 milionë Euro Reklama e kapitale; i ka dhuruar Lulzim Bashës apartament tek blloku “Myslim Shyri” dhe i ka paguar 500 milionë paga për administratët e PD, pas zgjedhjes së tij kryetar partie.

Në vitet 2014-2020, me dy firmat e tij “Gener 2” e “4-AM”, Bashkim ka marrë 157 milionë Euro tendera e koncensione nga pushteti “Rilindja”; ka marrë 98 ha gurore, 5 HEC-e të tjerë; ka marrë 137 mijë m2 troje publike e 32 leje ndërtimi.

Në vitet 2006-2013, ka marrë 110 milionë Euro tendera, 11 koncesione për HEC-e; 234 ha tokë e kodra për inerte ndërtimi e prodhim çimento; ndërsa gjatë pushtetit bashkiak 2011-2015 të Lulzim Bashës, ka marrë 97 tendera më vlerë 32 milionë Euro.

FAKT/ Referuar regjistrit të APP në 3 javët e fundit, konstaton se në listën e fituesve të tenderëve që japin ministritë, agjencitë, kompanitë shtetërore, bashkitë e prefekturat; janë futur masivisht 35 biznese, me pronarë ish-zyrtarë të pushtetit të PD./Pamfleti

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit