I diagnostikuar me kancer në mëlçi, Artani ka nevojë për ndihmë

I diagnostikuar me kancer në mëlçi, Artani…

Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.

Një familje shqiptare ka bërë një thirrje publike për ndihmë, pasi kryefamiljari, Artan Shtupina, është diagnostikuar me Cirozë të rëndë, Hepatit B dhe Karcinomë Hepatocelulare – një formë agresive e kancerit të mëlçisë.

Artani i cili është baba i katër fëmijëve dhe gjysh i tre nipërve e mbesave ka nevojë për ndihmë pasi gjendja e tij shëndetësore sa vjen e përkeqësohet.

Mjekët kanë rekomanduar një trajtim të specializuar, por kostoja shkon deri në 80,000 paund, një shumë e papërballueshme për familjen.

Apeli i familjes është i hapur për të gjithë qytetarët, bizneset apo institucionet që mund të kontribuojnë, qoftë edhe me një shumë simbolike. Ata theksojnë se edhe një ndihmë modeste, apo thjesht shpërndarja e apelit, mund të bëjë diferencën mes jetës dhe vdekjes.

Kushdo që ka dëshirë dhe mundësi mund të kontribuojë në linkun e mëposhtëm.

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit