I dobësuar dhe me flokë të rëna, çfarë ka ndodhur me David Beckham? (Foto)

I dobësuar dhe me flokë të rëna,…

Disa foto të fundi, të ish-futbollistit të famshëm David Beckham po bëjnë xhiron e rrjetit në mbarë mediat ndërkombëtare.

Ish-ylli i Real Madridit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me transformimin që ka pësuar kohët e fundit, David është shfaqur me flokë të rëna dhe shumë i dobësuar.

Daily Mil shkruan se Beckham është përfolur se kishte kryer një transplant flokësh në vitin 2018, për të shpëtuar pamjen e tij, por në fotot e fundit të shkrepura gjatë një udhëtimi në Cotswolds të dielën, ai duket shumë ndryshe.

Ish-futbollisti 45-vjeçar, baba i katër fëmijëve, qëndroi për disa kohë i izoluar në shtëpinë e tij këto kohë pandemie. Kohët e fundit Beckham gjithmonë ka mbajtur kapele, ndoshta kjo për të mbuluar këtë defekt në pamjen e tij.

Kujtojmë se ai është shquar gjithmonë për pamjen e tij mjaft tërheqëse dhe flokët e tij të stiluara në model iriqi.

/Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit