I dogjën makinën të birit gjatë natës, flet babai "Kjo vjen nga zilia, nuk kemi konflikte"

I dogjën makinën të birit gjatë natës,…

Një makinë është djegur gjatë natës së kësaj të enjte në Korçë. Mësohet se automjeti ka qenë në pronësi të shtetasit Klodi Cacani dhe se djegia ishte e qëllimshme, ndërsa në një video dukej edhe autori që spërkaste me benzinë mjetin.

Babai i pronarit të makinës, Demir Cacani në një prononcim për mediat ka thënë se nuk kanë asnjë konflikt dhe se nuk janë të trembur.

Sipas tij, e gjithë ngjarja lidhet për shkak të zilisë ka thënë ai, pasi merren me nje biznes me makina me qera.

“Ishim duke fjetur, rreth orës 1:10 u dëgjua një shpërthim i vogël. Dola dhe pashë makinën që po digjej. Thërrita zjarrfikësen, u përpoqëm ta fiknim dhe vet. Nuk jam i trembur për jetën se nuk i kam bërë keq asnjërit, jetoj prej 35 vitesh këtu, nuk dyshoj tek askush, nuk kemi konflikte me askënd.

Jam njeri i punës, djali është njeri i punës, nuk merremi as me kontrabandë, as me gjëra të tjera, në dyqanin tonë ka ngrënë buke kjo lagje. Kjo me siguri vjen nga zilia, unë kam pasur dy makina, pse sja vuri me pare, tani që u bënë 7-8 e vendosën”- u shpreh ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit