I doli emri në MEMEX, këngëtari i muzikës popullore: Jam shoqëruar vetëm 2 herë

I doli emri në MEMEX, këngëtari i…

Disa ditë më parë hakerat iranianë ndërhyn në sistemin MEMEX, në të cilin ndodhen dosjet për personat e dyshuar si të përfshirë në veprimtari krimianale.

Në këtë listë ishte emri dhe fotoja e këngëtarit të muzikës popullore Spartak Xhaferraj, i njohur për këngën “Qejf o qejf o qerrata”.

Gjatë një interviste, ai është shprehur se në fillim u shqetësua nga lajmi, por kur kuptoi se në listë ishin edhe emra të njohur u qetësua.

Spartaku u shpreh se është shoqëruar në polici për ndërtim pa leje dhe për një aksident.

Më tej, me humor ai shtoi se dëshiron të marrë lekë nga kjo situatë dhe sipas tij nga ana ligjore mediat i detyrohen pasi kanë deformuar lajmin.

“Lajmin ma treguan miqtë, shokët, ma dërgonin. Se kuptoja se ca po ndodhte, vetëm kur pash lajmet që nuk isha vetëm unë. Ishte Spiropali, Gjuzi dhe të tjerë.Si të gjithë shqiptarët, nuk është turp që të shoqërosh për një ndërtim pa leje, apo për një aksident. Unë po vras mendjen si të marr ndonjë lekë me këtë rast se jam çik keq nga ekonomia. Mendoj se nga ana ligjore më detyrohen, do t’i hedh në gjyq, se ta japin lajmin, po jo ta deformojnë.

Unë rrjedh nga një familje e thjeshtë, që ka punuar në kooperativë, në një fshat të Përmetit. Edhe unë kam emigruar në Greqi, kam një jetë të thjeshtë. Kam krijuar familje, kam dy fëmijë dhe vitet e fundit kam pasur probleme shëndetësore, konkretisht me zemrën. Fëmijët nga një anë habiteshin, nga ana tjetër thoshin: ‘Babi mos u mërzit’”, u shpreh këngëtari.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit