I dyshuar për katër vjedhje, arrestohet një 17-vjeçar në Tiranë

I dyshuar për katër vjedhje, arrestohet një…

Një 17-vjeçar i dyshuar si autor i katër vjedhjeve të ndodhura në qarkun e Tiranës është arrestuar. Policia njofton se është arrestuar në flagrancë shtetasi K. S., 17 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky person është autor i katër vjedhjeve. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, shtetasit K. S. iu gjet një sasi me lëndë narkotike kokainë.

 

burimi: tpz

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit