I fiksuar pas Luana Vjollcës, policia arreston kosovarin që përndiqte moderatoren e njohur

I fiksuar pas Luana Vjollcës, policia arreston…

Policia e Tiranës ka arrestuar të riun nga Kosova, i cili akuzohet se prej disa muajsh përndiqte moderatoren Luana Vjollca. Mësohet se 29-vjecari Ajdin Morina u arrestua në orët e para të mëngjesit. ‘Fiksimi’ i tij për moderatoren ishte shumë i madh saqë Morina kishte shkruar deri në banesën e saj për ta parë.

Policia bën të ditur se i riu e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme moderatoren. Të njëjtin person Luana Vjollca e ka denoncuar edhe në maj të 2020 se e përndiqte dhe e ngacmonte prej disa muajsh. Luana depozitoi kallëzimin e saj ditën e djeshme ndërkohë që sot u bë i mundur kapja e të riut.

NJOFTIMI I POLICISE:

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 29 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit