I ftohti dhe mungesa e energjisë, OBSH: Ukraina përballë një katastrofe

I ftohti dhe mungesa e energjisë, OBSH:…

Dr. Hans Kluge, drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, është shprehur se Ukraina po përballet me një “katastrofë humanitare”.

Ukraina ndodhet mes goditjeve të Rusisë në infrastrukturën e saj. Ai shton se situata mund të përkeqësohen me temperaturat që pritet të bien deri në minus 20 gradë Celsius.

Kluge theksoi gjithashtu çështjen e shëndetit mendor si prioritet dhe zbuloi se kishte dëgjuar histori të dhunës seksuale ose përdhunimeve nga ata në zonat e çliruara së fundmi.

“Spitalet nuk mund të funksionojnë pa energji, njësitë e maternitetit kanë nevojë për inkubatorë, depot e vaksinave kanë nevojë për frigoriferë, kirurgjia gjithashtu ka nevojë për energji elektrike dhe ajo që ne shohim është se rreth 50% e infrastrukturës civile të energjisë po shkatërrohet,” tha ai për BBC.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit