I ftohti i acartë do kthehet sërish në fundjavë, priten reshje bore

I ftohti i acartë do kthehet sërish…

Sot në vend priten reshje shiu në disa qytete të vendit, teksa në fundjavë do të ketë temperatura ekstremisht të ulëta dhe reshje bore. Meteorologia e MeteoAlb Lajda Porja deklaroi se vendi do të pushtohet nga vranësirat e dendura dhe nga moti i acartë.

Meteorologia e MeteoAlb Lajda Porja

Ka nisur me vranësira të dendur kjo javë në territorin shqiptar duke bërë e gjithë java të jetë në ndikimin e altnernimeve dhe kthjellimeve të shkurtra dhe vranësira të dendura. Sa i përket vlerave termike zonat malore janë në -3 ose -4 gradë dhe maksimalet jo më shumë se 13 apo 14 gradë. Pritet që fundjava të sjellë edhe motin e acartë si pasojë e motit arktik të godasë sërish rajonin duke bërë që të kemi temperaturat ekstremisht të ulëta dhe rikthim të reshjeve të dëborës në një pjesë të mirë të territorit shqiptar. Vendet e rajonit deri të enjten do jenë në ndikimin e vranësirave të dendura. Ka pasur një rritje të temperaturave në krahasim me javën e shkuar. Edhe Kosova do të goditet nga i ftohti arktik. E njëjta situatë do të paraqitet edhe në Maqedoninë e Veriut. Kemi një javë të ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë e javës me një mot tipik të janarit dhe pjesa e dytë me një mot ekstremisht të ftohtë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit