I ftohti në Shqipëri| Temperaturat do të shkojnë deri në -23 gradë Celsius në këto zona

I ftohti në Shqipëri| Temperaturat do të…

Prej ditësh sinoptikanët kanë parashikuar një të ftohtë ekstrem, i cili do të mbërrijë në Shqipëri gjatë këtyre ditëve. Jo vetëm Shqipëria por i gjithë Rajoni do të preket nga ky acar dimëror, ku temperaturatë do të ulen ndjeshëm.

Stacionet meteorologjike ndërkombëtare raportojnë se zona më e ftohtë gjatë këtyre ditëve do të jetë ajo mes Librazhdit dhe Bulqizës, ku në fshatrat Klenjë, Qarrishtë dhe Okshin pritet që termometri të zbresë deri në -23 gradë Celsius.

Më e qetë do të jetë koha përgjatë qyteteve bregdetare. Në Vlorë termometri pritet të zbresë nën zero, kurse në Durrës do të jetë vetëm 1 gradë Celsius. Nisur nga temperaturat e ulta, Ministria e Arsimit ka pezulluar mësimin gjatë tre ditëve të para të javës së ardhshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit